07 Nëntor 2022 | Ora 18:00

Holli Koncertor

 

Ky vit përkon me 120 vjetorin e lindjes së artistit të parë lirik, Artistit të Merituar, baritonit Mihal Ciko. Muzika operistike dhe arti i çdo forme, mjeshtërisht jetojnë në kohë dhe i bëjnë ballë çdo kufiri hapësire për të dalë në pah, për t’u njohur e shkruar historinë.

Artisti i Merituar Mihal Ciko është dëshmi e përjetshme dhe vlerë e shtuar e kujtesës sonë artistike kombëtare.

Ju ftojmë më datë 7 Nëntor, ora 18:00, në mbrëmjen artistike përkujtuese kushtuar 120 vjetorit të artistit. Për të kaluar një mbrëmje mes miqsh të teatrit, familjarëve të artistit dhe repertorit të zgjedhur e sjellë nga solistët tanë.

 

Programi:

“Përshëndetja e  përvjetorit historik të Artistit nismëtar” nga Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB Znj Abigeila Voshtina

***

Rrënjët – dokumentar

Skenari: Teodor Laco

Regjizor: Viktor Gjika

***

Mascagni

Cavalleria Rusticana – Preghiera
Interpretojnë
Kori
Soprano: Shpresa Beka
Piano: Thanas Paskali
Dirigjent: Dritan Lumshi

***

Referon: Muzikolog Pandi Bello

***

Puccini
Turandot – Tu che di gel sei cinta
Interpretojnë
Soprano: Eva Golemi
Piano: Igli Rapaj

***

Referon: Dr. Behar Arllati – Kosovë

***
G. Puccini
Le Villi – Se come voi piccina
Interpretojnë
Soprano: Ramona Tullumani
Piano: Igli Rapaj

***
Mbresa dhe kujtime: Johan Botka – pianist

***

Pershëndetje nga familja Ciko

Claude Debussy – Fishekzjarret

Pianiste:  Prof. Rudina Ciko

***

Dy fjalë zemre nga Mjeshtri Zhani Ciko

***
G. Bizet
Carmen – Toreador, en garde
Interpretojnë
Kori
Bariton: Solen Alla
Piano: Thanas Paskali
Dirigjent: Dritan Lumshi