Marigona Qerkezi në Tiranë!
Për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ngjitet një nga emrat më të rëndësishëm të skenës operistike në botë, soprano Marigona Qerkezi!
Më 12 qershor, ora 20:00, një koncert gala i jashtëzakonshëm sjell në Tiranë fuqinë e një zëri që ka ngritur në këmbë publikun ndërkombëtar në skena prestigjioze nëpër botë në një mbrëmje ku muzika, eleganca dhe emocioni ndërthuren në mënyrë të paharrueshme.
Nën dirigjimin e maestros së mirënjohur Fabrizio Maria Carminati, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP-së, koncerti sjell një program të përzgjedhur me vepra nga G.Puccini, G.Verdi, F. Cilea, A.Dvořák, L. Bernstein, A. Lara , L. Arditi si dhe nga kompozitorët shqiptarë F. Ibrahimi dhe A.Mula.
Një natë. Një koncert. Një përvojë që nuk duhet humbur.
Ju presim!
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!