Koncert i madh i TKOBAP me artisten virtuoze Merita Halili shoqëruar nga orkestra e TKOB, orkestrina e Ansamblit Popullor, grupi i valleve, si dhe artistë të ftuar, miq të këngëtares
Merita Halili.
“Lule t’bukra ka Tirona” – MERITA HALILI, Bilbili i këngës popullore
27 dhe 28 Shtator – ora 19:00
Pallati Kongreseve
Në program:
Orkestrale me motive të Shqiperise së Mesme
Egzekuton: Orkestra e Ansamblit Popullor
Këngët:
“Lule të bukura ka tirana”
“Qamiles”
“Shoqëria”
“Ëndrrat e mija”
“Ajka e qumeshtit”
“Lujma belin”
“Fërfëlloi thëllonxa n’uje”
“Mori vjollca që cel në saksi”
“Dy lule mbas malit”
“Trandafilin kur ta dhash”
“Hypi djali në mollë”
Fantazi për Fisarmonike e Orkester
Solist: Raif Hyseni
“Zare”
“Në bashtën tënde”
“Gocë prezjane”
“Ujë na iku jeta”
“Ani mori nuse”
“Shota”
“Lum tirana që të pat djalë”
“Kur dëgjon zërin e nënës”
Egzekutoi: Orkestra e Ansapmblit Popullor
Rituali i dasmes së Tiranës
Interpretoi: Merita Halili shoqëruar nga grupi i valleve dhe kori i Ansamblit Popullor.
“Ç’osht ky nushullim i modh”
“Te shtunen te djelen mroma”
“Ulu mol të dali hona”
“Nusja e re”
“Sa bukur na ka dale nusja”
“Napoloni”
“Pipzat”
“Laje laje kryt si rosa”
“Doli goca në penxhere”
Merita Halili
Merita Halili, është cilësuar prej vitesh si “Ambasadorja e Këngës Shqiptare në SHBA”, një këngëtare e rrallë për origjinalitetin e zërit dhe interpretimit të saj, një zonjë e madhe që në thelb të shpirtit të saj ka talentin dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Merita Halili është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore shqiptare. Ka filluar që në moshë të vogël me aktivizimet e saj në pallatin e pionerëve dhe më pas u aktivizua me ansamblet amatore si: ansambli “Tirana” dhe ansambli “Migjeni”. E lindur në Tiranë, debutimin e saj në shkallë kombëtare e bëri në vitin 1983 në moshën 16-vjeçare, kur këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Merita gjatë viteve ku ajo studionte në degën e kantos në liceun artistik “Jordan Misja” u aktivizua me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore dhe realizon recitalin e saj të parë në një moshë fare të re, 16-vjeçe ku dhe spikati talenti i saj me një zë brilant, që më vonë do të bënte për vete shumë artëdashës duke e cilësuar artisten si: Mbreteresha dhe Bilbili i Këngës Popullore Shqiptare. Merita së bashku me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore mori pjesë në shumë vende të Europës ku interpretoi denjësisht.
Menjëherë më pas ajo filloi të këndonte në Radio Televizionin Shqiptar, duke regjistruar dhe arkivuar shumë këngë dhe video të ndryshme, ku sot ruhen në arkivin e RTSH-së.
Merita interpreton këngë nga të gjitha trevat shqipfolëse, por më së shumti të Shqipërisë së Mesme dhe ka realizuar albume e këngë të shumta të dedikuara: dashurisë, atdheut dhe heronjve.
Në vitin 1989 merr pjesë në spektaklin e muzikës popullore të realizuar nga RTSH “Mbrëmje e muzikës popullore” ku renditet ndër këngëtaret më të mira të atij spektakli. Në vitin 1990 Meria ishte çdo mbrëmje në spektaklin “Europa 90”, ku interpretoi për publikun krijime të reja të këngës popullore si “Më ka marrë malli për nënën time”, “Kënga e ushtarit” si edhe shumë interpretime të tjera.
Kulmin e saj Merita Halili e pati në spektaklet “12 vallëzime pa një të shtunë”, “Rreth fatit për 12 javë” dhe “12 në Holliwood” . Merita u bë më shumë e njohur në vitin 1995 kur u nderua me çmimin e parë në një Festival Gala “12 në Holliwood” të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë 90 këngëtarë nga diaspora.
Më pas Merita largohet për në SHBA ku edhe atje do të vazhdonte karrieren e saj artistike së bashku me bashkëshortin e saj, muzikantin e mirënjohur Raif Hyseni. Të dy së bashku kanë zhvilluar shumë koncerte nëpër Europë, Japoni, Kanada, Australi dhe vende të tjera duke shpalosur për publikun botëror vlerat artistike dhe kulturore të Shqipërisë dhe të gjithë trevave shqiptare. Për Meritën kanë shkruar edhe gazetat më prestigjoze amerikane si: “New York Times” për karrierën dhe aktivitetin e saj artistik dhe zërin e saj brilant dhe të rrallë. Së bashku me bashkëshortin e saj muzikantin dhe kompozitorin e mirënjohur, Raif Hyseni, janë pjesëtarë të Qendrës së Muzikës dhe Vallëzimit Tradiconal të New York, të cilët janë zgjedhur si interpretuesit më të mirë për ta përforcuar folklorin. Me punën e tyre profesionale kanë arritur të edukojnë rreth 3000 studentë, vendas e të huaj, vallen e këngën e mirëfilltë shqipe.
Merita Halili luajti në sallat dhe ambjentet më të famshme dhe prestigjioze muzikore. Bashkë me orkestrën e drejtuar nga maestro Raif Hyseni, realizoi koncertet e saj në: Broadway, “Lincoln Center”, 4 herë në “Libraria e Kongresit Amerikan”, “Kennedy Center” dhe në të gjitha festivalet që ka organizuar kjo qendër. Merita bashkë me Raifin kanë realizuar shumë seminare në disa prej akademive më prestigjoze për të prezantuar muzikën shqiptare për amerikanët. Merita dhe Raifi kanë qenë të ftuar në disa nga radiot dhe TV më prestigjoze në Amerikë si: MPR radio, News 12 TV, Action Bronxon, ku kanë folur për jetën e tyre artistike dhe kanë interpretuar.
Merita është fituese e shumë çmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Është vlerësuar në koncertin “Sofra e Tiranës” si një brilant i muzikës shqiptare. Në spektaklin “Yjet në Folk Univers 2005” vlerësohet me çmimin e parë. Është vlerësuar bashkë me Raifin nga kryebashkiaku i New York si “Artistë të Komunitetit në SHBA. Merita është shpallur si “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare” në New York nga AAWO (Albanian American Women’s Organization). Merita Halili është konsideruar nga AAWO si një nga interpretueset më të mira të Shqipërisë dhe gruaja e vitit. Gjithashtu Merita Halili është futur në enciklopedinë botërore me këngët: “Na leu dielli”, “Ku të ka lala moj kumurie” dhe “Doli goca në penxhere”.
Dy nga çmimet më prestigjioze kombëtare që mori nga Presidentët e Shqipërisë ishin “Ambasadore e Kombit” dhe “Mjeshtre e Madhe”.
Viti 2010 e sjell sërisht Meritën në Tiranë për të marrë pjesë në spektaklin e TV Klan “Këngët e Shekullit” ku ishte e vetmja interpretuese e këngëve të Shqipërisë së Mesme dhe përsëri solli këngët e popullit pa i deformuar dhe u mirëprit e duartrokit shumë nga publiku shqiptar.
Merita ishte gjithashtu e ftuar speciale në koncertin gala të 60-vjetorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku interpretoi disa nga këngët e saj më të njohura.
Më 2019 Merita së bashku me bashkëshortin dhe grupin e tyre të studentëve amerikane, realizuan për herë të parë në Kosovë dhe Maqedoni disa koncerte ku interpretuan disa nga këngët më të njohura të tabanit popullor.
Edmond Xhani – Drigjent
Edmond Xhani eshte nje nga muzikantet me te njohur ne Shqiperi. Muziken e filloi qe i vogel dhe ne moshen 13 vjecare Edi merr pjese per here te pare si kitarist ne Festivalin e 9-te te Kenges ne Radio Televizion duke u bere keshtu pjesmarresi me i vogel ne historine e Festivaleve te RTSH e per te vazhduar per shume vite te tjera me rradhe.
Edi eshte shquar per interpretime me nivel te larte duke marre cmime te ndryshme ne fushen e interpretimit dhe krijimit. Ai eshte krijues, orkestrues dhe perpunues i mjaft gjinive te ndryshme muzikore, si muzike per femije, muzike popullore, muzike te lehte e pjese te ndryshme instrumentale.
Duke punuar per nje kohe te gjate ne orkestren e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore, Edi mesoi shume nga folklori popullor, gje qe i sherbeu per te krijuar nje numer te konsiderueshem kengesh, vallesh dhe pjese intrumentale per kete Ansambel.
Nje fushe e dashur dhe e njohur per Edin ka qene muzika per femije
ku vlen te permendet kenga e famshme “ Do-Re-Mi xhaxhi c’ben ne piano ti,” e cila mbetet nje nga kenget me te dashura e me te bukura per boten e femijeve.
Pervec veprimtarise se gjithanshme si muzikant, interpretues e krijues ne shume aktivitete kombetare dhe nderkombetare ku ka marre cmime e diploma, Edi ka patur nje veprimtari te sukseshme edhe ne fushen e arsimit, duke qene per nje kohe te gjate pedagog e mesues muzike ne shkolla te ndryshme si ne Shqiperi ashtu dhe ne Amerike.
Ne kete Koncert-Recital, ai vjen si orkestruesi i te gjitha materialeve muzikore si dhe do te jete dirigjenti i ketij koncerti.