“La Sylphide”, një nga baletet më të magjishëm të epokës romantike, vjen në skenën e TKOBAP-së për t’i dhënë jetë përrallës që vallëzon ndër puante.
Në mëngjesin e ditës së martesës, James, i rrëmbyer mes realitetit dhe ëndrrës, zgjohet nga një puthje e lehtë. Sylphide, një krijesë ajri që e thërret drejt botës së saj të padukshme.
Ai përpiqet ta harrojë, por fryma e saj e ndjek kudo. Një shtrigë e vjetër, Madge, i profetizon të fejuarës së tij, Effies, se do të martohet me kushëririn Gurn, jo me James-in.
I ndarë mes dashurisë tokësore dhe asaj qiellore, James ndjek Sylphide-n në pyllin e saj magjik.
Duke u përpjekur për ta mbajtur pranë atë, ai bie pre e mashtrimit të shtrigës dhe i hedh mbi supe një shall të helmuar, duke e shuar atë.
Në versionin koreografik të August Bournonville, me muzikën plot ndjeshmëri të Herman Severin Løvenskiold dhe nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, trupa e baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së sjellin një mbrëmje përrallash.
3, 4, 5 Nëntor, ora 20:00
@alma_hani_
Për rezervime kontaktoni: +355698703233
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
Ju mirëpresim!

