Në Shkodër Locen, “njatje” ku “rroken” Drini e Buna bashkë, ku poezia e kànga ushqejnë zemrat e shumë pushuesve e ku njerëzit dëfrejnë e gëzojnë ngahera, fiks kur ma i bukri diell nis e perëndon për t’i lënë vend “Tingujve të Verës”.
Me sopranot virtuoze, Ramona Tullumani, Dorina Selimaj, baritonin Armando Likaj dhe bass-in Xhieldo Hyseni, SWING JAZZ do vijë magjishëm, ashtu siç vetëm TKOB di të sjellë!
Më 16 korrik, në orën 20:00, mu në zemër të Shkodrës, ju presim plot dashni!
Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku!