“Tingujt e Verës” këtë radhë do të shkojnë në Durrësin antik, me baletin kontemporan “Humus”, interpretuar nga Trupa e Baletit e TKOB-së, me koreografi të Julind Dervishit.
Një himn i përkthyer në silueta, që e bërtasin fort ekzistencën e natyrës dhe dashurinë për tokën. Historia se kujt i përkasim, kë duhet të mbrojmë dhe ku do të shkojmë!
Ju presim më datë 13 korrik, në orën 20:00, në Amfiteatrin e Durrësit, për të njohur me profesionalizmin e TKOB-së, çdo shqiptar e të huaj që zgjedh të pushojë në Durrës.
Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku!