Artistët e Ansamblit Popullor do të mbyllin Sezonin Veror 2023, në Shëngjinin bregdetar, me “Tinguj Vere” 🌞nga KultArt, nën dirigjimin e Vladimir Hasimit dhe koreografinë mjeshtërore të Brikena Jaupajt, me plot këngë e valle tradicionale.

Ejani të dëfrejmë së bashku, më 18 gusht, në orën 20:00, te sheshi Wilson.

Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku!