Ansamblit Popullor i Këngëve dhe Valleve nis udhëtimin nëpër Shqipëri!
Artistët e Ansamblit do të përshëndesin me një program të larmishëm të këngëve e valleve tradicionale, të gjithë turistët vendas e të huaj, në qytetin në qytetin historik të Krujës.
Me Orkestrën, Grupin e Valleve dhe Grupin Vokal të AP-së, nën dirigjimin e Vladimir Hasimit dhe me koreografinë e Brikena Jaupajt, Sheshi përpara Bashkisë së Krujës, do të buçasë nga vlerat tona artistike folklorike.