Ansambli Popullor do të zhvendoset dhe në bregdetin e Adriatikut, duke sjellë këngët dhe vallet tradicionale shqiptare, për kënaqësinë e qindra turistëve vendas dhe të huaj!
Shihemi më 12 gusht, në orën 20:00, te Vollga, Durrës!
Mos mungoni!
Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku!