Ka një botë ku gjithçka është e mundur. Aty ku ëndrrat lindin të lira dhe muzika u jep krahë… ✨

Në këtë botë do të na udhëheqin zërat e fëmijëve, përmes një mbrëmjeje që i kushtohet bukurisë së fëmijërisë, imagjinatës dhe fuqisë së muzikës për të na bashkuar.

Më 26 nëntor, Kori i Zërave të Bardhë i TKOBAP sjell koncertin “Ëndrra të Arta”, një takim i veçantë me harmoninë, emocionet dhe ëndrrat që marrin jetë në skenë.

Nën drejtimin e Sonila Baboçit, me pianisten Ingrid Pulizo dhe pjesëmarrjen e Formacionit të Harqeve “Arcobello”, ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje ku protagonistë janë zërat që i japin së ardhmes tingullin më të bukur.

26 nëntor 2026
Ora 19:00
Mos mungoni!

Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30.

Mos e humbisni!