“Zotat” e muzikës simfonike do të shfaqin zemërimin e tyre në TKOB!
Sezoni Artistik Shtator-Dhjetor 2023 do të çelë siparin me koncertin simfonik “Zemërimi i Zotave”, i sjellë si një PREMIERË e padiskutueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës simfonike.
Përballja e “Rapsodisë mbi një temë të Paganini-t”, nga kompozitori S. Rachmaninoff, dhe e Simfonisë nr. 1 “Titan” të G. Mahler-it, sjellë mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, do t’ju përfshijë në një udhëtim emocional, nën interpretimin -që padiskutim është shfaqje më vete- e maestros, Jacopo Sipari di Pescasseroli.
Dhe për kënaqësinë e miqve tanë të TKOB-së, virtuozi italian në piano, Giuseppe Albanese, do të dhurojë një performancë të paharrueshme, përmes tasteve bardhezi, me meloditë mahnitëse të “Zotave”.
Një mbrëmje që asesi nuk duhet humbur!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, në sportelin e TKOB-së, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.