Ardita Bufaj dhe Xhovana Marku janë 2 artiste në karrierë dhe pedagoge nga Universiteti i Arteve, që do të sjellin në TKOB koncertin premierë për oboe dhe piano, “Reverie”, me repertor të njohur operistik.
Pjesë nga autorë të shquar, si Raffaele Parma “Pot-pourri për Oboe dhe piano op.4”, “Rimembranze dell’opera ‘Un ballo in maschera’ di G.Verdi”, Alfredo Catalani – Reverie, Ruggero Leoncavallo – Brise de mer, e shumë të tjera do të jehojnë në Hollin Koncertor të TKOB-së, më 9 prill, ora 19:00.
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.