Koncerti për piano dhe violinë, “Gesualdo Classic Duo”, do të ngjitë në skenën e TKOB-së më 27 maj virtuozët italianë Riccardo Zamuner dhe Nicole Brancale, në vazhdën e koncerteve të organizuara për festivalin “AlBa”.
Violinisti Riccardo Zamuner dhe pianistja Nicole Brancale do të interpretojnë pjesë nga kompozitorët Beethoven, Franck dhe Ravel.