Java Kulturore e Kroacisë vjen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me një koncert që bashkon muzikën, kulturën dhe miqësinë mes dy vendeve.
Nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, solistë nga Shqipëria dhe Kroacia bashkohen për të interpretuar me Korin e TKOBAP-së një program unik të mbushur me emocionet dhe elegancën e dy vendeve.
Një përvojë muzikore që prek shpirtin duke ndërthurur traditat përmes fuqisë së artit.
Ejani të festojmë së bashku me datë 17 nëntor, ora 20:00.
Hyrja e lirë!

