Koncerti i dytë i Festivalit Barok AlBa do të sjellë “Katër Stinët” e Vivald-it, ku përmes klasikës do të shfaqet konkurrenca mes imagjinatës muzikore dhe asaj letrare.

Kryefjala e “Katër Stinët e Vivaldit”, më 3 prill, do të jetë Koncerti në sol minor për harqe dhe basso continuo.

Solist në violinë do të vijë Riccardo Zamuner ndërsa në Orkestër do të jenë 12 artistë profesionistë.

Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.