Frymë Vere anës liqenit të Pogradecit!
Koncerti “Frymë Vere” vjen si një fllad artistik nga “Tosk Ensemble,” një kuintet frymor i krijuar nga spalat e orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, të cilët për kënaqësinë e qytetarëve pogradecarë si dhe të gjithë turistëve, vijnë anës liqenit të Pogradecit për të dhuruar një spektakël tingujsh ashtu siç vetëm profesionistët e TKOB-së dinë të japin.
Pjesë nga “Delina” e Zadesë, “Carmen” e Bizet-it dhe disa nga simfonitë më të bukura botërore do të shkrihen me dremitjen e liqenit të Ohrit në një mbrëmje plot me emocione.
Mos mungoni në orën 20:00 tek sheshi “Odeon”.