Rrëfimet në tinguj të kompozitorëve shqiptar dhe të huaj do të jenë kryefjala e koncertit “Arti i Violinës” në TKOB.

Ngjitet sërish në Teatrin e Përjetimeve, vepra e kompozitorit shqiptar, Aleksandër Peçi, fitues i çmimit të Ministrisë së Kulturës në vitin 2022.
Legjenda e muzikës klasike, Beethoven dhe kompozitori i njohur finlandez Jean Sibelius, vijnë fuqishëm në koncertin për violinë dhe orkestër në një natë ëndrrash vjeshte.

Me virtuozin në violinë, Nicola MARVULLI, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën drejtimin e dirigjentit të shquar Giovanni Pompeo, ju premtojmë emocione të forta.

Ejani dhe përjetoni artin e muzikës në formën e tij më të lartë, këtë 23 shtator në Teatrin e Përjetimeve.

Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim