Dy mbrëmje ku ëndrrat marrin zë dhe muzika zgjon kujtimet e fëmijërisë.
Magjia e Disney-t vjen në skenë si një përqafim mes brezash, duke sjellë meloditë që kanë shoqëruar fëmijërinë tonë dhe vazhdojnë të frymëzojnë imagjinatën e çdo moshe.
Nën dirigjimin e maestro Diego Basso, Orkestra Simfonike e TKOBAP-së dhe Voice Art Academy krijojnë një udhëtim vokal–simfonik plot dritë, fantazi dhe emocione të sinqerta, ku çdo notë rrëfen një histori.
19-20 shkurt, 20:00
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!

