Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros, Jacopo Sipari di Pesscaseroli, dhe në bashkëpunim me Konservatorin “Umberto Giordano”, të Foggia-s e “Giuseppe Martucci”, të Salerno-s, sjell suiten më të bukur orkestrale të kompozitorit gjerman, Richard Strauss, “Der Bürger als Edelmann”, dhe Simfoninë nr. 5 të kompozitorit, P. I. Tchaikovsky.

Koncerti simfonik PREMIERË “Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor”, vjen më 3 tetor, ora 20:00, në kuadër të Javës Kulturore Gjermane, organizuar nga Ministria e Kulturës, për të gjithë adhuruesit e muzikës gjermane.

Biletat mund t’i tërhiqni pranë TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.