Publiku traditëdashës e ka dëshmuar prej kohësh se, kur këndon Orkestra e Ansamblit është gjithmonë gati për ta ndjekur!
Më 15 prill, valle për violine, kaba për klarinetë, orkestrale për çifteli e orkestrale për bilbil, e shumë të tjera do të ketë veç në TKOB!
 Me koncertin recital “Këndojmë me Orkestrën e Ansamblit”, ideuar nga Alban Tahiri, Orkestra e Ansamblit Popullor, nën dirigjimin e Vladimir Hasimit, do të sjellë për ju veprat më të bukura shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare!
Nxitoni të tërhiqni biletën tuaj, pranë Teatrit të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, 🕐 nga ora 10:00 – 14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.