Një mbrëmje kushtuar krijimtarisë së kompozitorit Isak Shehu!
Orkestra e Harqeve dhe Kuarteti i Tunxhit i TKOBAP do të sjellin në skenë një përzgjedhje nga veprat e tij, nën interpretimin e solistëve Eriona Dragoiçea – soprano, Xhovana Marku – oboe dhe Jona Çegrani – violonçel.
Të ftuar në këtë mbrëmje të veçantë do të jenë Ansambli Koral Ndërkombëtar “BUJART”, përgatitur nga Bujar Alliu, si dhe artistët e mirënjohur Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Ardita Meni.
29 shtator 2026
Ora 20:00
Ju mirëpresim për të përjetuar së bashku një portret muzikor, ku krijimtaria e Isak Shehut merr jetë përmes tingujve dhe interpretimit të artistëve tanë.
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30.
Mos e humbisni

