HISTORIKE: Zubin MEHTA për herë të parë në TKOB!

 Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, 🪄maestro Zubin MEHTA, i cili prej dekadash ka kontribuar në nxitjen e harmonisë kulturore përmes dirigjimit mjeshtëror të tij, do të vijë në tempullin e muzikës, Teatrin e Operës dhe Baletit me një koncert simfonik, në përvjetorin e 100-të të Orkestrës Filarmonike të Beogradit!
 Ky koncert historik kapërcen kufijtë shqiptarë, pasi shkon përtej bashkëpunimit mes dy institucionesh, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri, dirigjentin ikonë, i cilësuar nga shumë personalitete si “një nga dirigjentët më të mirë të të gjitha kohërave”.
 Pjesë e programi të këtij koncerti historik, për jetën artistike shqiptare do të përfshijë kompozime të shquar si Simfonia nr. 7 e Beethoven-it dhe “Symphonie fantastique” e Hector Berlioz, të gjitha të udhëhequra në mënyrë të përsosur dhe mjeshtërore nga vetë maestro Mehta.
Muzika është e vetmja gjuhë që flitet kudo njësoj!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.