Agim Krajka – “Nder i Kombit”

Fjala e Drejtoreshës së Përgjithshme të TKOBAP Zana Çela

 

Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij artistike, folklorit muzikor duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta patur si muzën më të shtrenjtë, më të dashur,  e cila do ti jepte frymëzimet më të bukura per veprat muzikore, të cilat gjithmonë bënin tendencën e muzikës së kohës. Ai ishte i fundit që shkëputej nga folklori dhe i pari që ndiqte trendet e muzikës së kohës, prandaj të gjithë e kërkonin dhe donin të bashkëkrijonin e ndanin  skenën me të. Publiku e dëshironte pa fund kur luante në fizarmonike dhe mezi priste të dëgjonte kengët e tij në festivalin e fundvitit. Miqt dëshironin ta kishin afër në tryezë për tu gëzuar me alegrinë që shpërndante përreth. Ndaj të gjithë e donin dhe e duan Agim Krajkën.

Agim Krajka erdhi në Ansamblin Shtetëror 54 vjet më parë si fizarmoniçist me aftësi të rralla dhe individualitet  virtuozi. Ai më pas u bë dirigjenti dhe përpunuesi më i rëndësishëm në historinë e AP. Ashtu si “Mjeshtri i Madh” – Panajot Kanaçi, që e ngriti trupen e valleve të AP në nivele tejet të larta duke  e ngritur vallen popullore  në majen më të lartë të intepretimit  edhe “Mjeshtri i Madh” – Agim Krajka e ngriti në këto nivele ekzekutimin e  melodive të valleve popullore . Ai me klasin dhe talentin e tij ndërtoi një strukturë në formacionin e orkestrës, i cili nuk ishte parë deri në atë kohë.  Ndërtoi modele orkestrimesh e përpunimesh të këngëve dhe valleve nga gjithë krahinat, duke ruajtur me fanatizëm karakteristikat ritmike e melodike. Kjo strukturë mbajti gjatë, deri më sot, gjithë peshën e  krijimtarisë së Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve.

Agim Krajka u lind në 3 maj të vitit 1937 në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si: violinë, mandolinë dhe fizarmonikë, të cilën e mbante si pasurinë më të çmuar të familjes. Magjia e këtij instrumenti ndezi pasionin e madh të djalit të vetëm, Agimit që fshehurazi nisi ta vetmësonte dhe luante në të meloditë e para. Që në moshën 16 vjeçare, Agim Krajka u dallua për aftësi të rralla, me një individualitet e qartësi ekzekutimi perfekt dhe u cilësua si virtuozi i fizarmonikës.

Në vitin 1963, Agim Krajka filloi studimet për teori e kompozicion, nën drejtimin “Artistit të Popullit” – Çesk Zadeja. Krijimtaria e tij është voluminoze. Mjeshtri ka kompozuar qindra këngë, valle popullore  dhe shumë pjesë për orkestër simfonike si: “Suite me valle popullore” për orkestër simfonike,  “Uverturë rinore” për orkestër simfonike, “Romancë” për violinë e orkestër simfonike, “Fantazi” për fizarmonikë e orkestër simfonike .

Krijimtaria e tij mori vlera të tjera me muzikën e shumë filmave, të cilat i kompozoi gjatë viteve 70-80. Kryeveprat e kinematografise si: “Cifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Nje shoqe nga fshati” etj, nuk do kishin vend të veçantë në historinë e kinematografisë tonë, pa kolonat zanore që shkroi për to “Mjeshtri i madh” – Agim Krajka.

Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse ai kompozoi për të gjithë. Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse krijimtaria e tij është skenë e madhe që bashkon artistë të melodisë e valles popullore, të kengës së lehtë moderne, sepse muzika  e tij është kinematografike e simfonike. E duan se ai i shkroi gjyshes, e duan se Agim Krajka është kompozitori i  rinisë. Agim Krajka është kompozitori i dashurisë.

Grand Gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën”

 

 

 

Programi

 

Valle “Ditë feste në Tiranë

Trupa e Valleve

Orkestroi: Agim Krajka

Orkestra e AP

 

Lemza

Soliste: Kamela Islami

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Genti Rushi

Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band

 

Djaloshi dhe shiu

Solist: Eneda Tarifa

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Genti Rushi

Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band

 

“Kënga e Gjyshes

Soliste: Juliana Pasha

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Endri Sina

Formacioni orkestral: Orkestra simfonike dhe Jazz Band

 

Valle “Diell në fushë te Devollit

Muzika/Orkestrimi: Agim Krajka

Koreografia: Panajot Kanaçi

Orkestra e AP

 

Kur këndoje ti ”

Solist: Irma Libohova

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Gerti Druga

Formacioni orkestral: Orkestra Simfonike.

 

Vepër për orkestër harqesh

Fatrin Krajka

 

Valle “Dardhare”

Orkestrimi: Agim Krajka

Koreografia: Agron Aliaj

Formacioni orkestral: Orkestra e AP

 

Kafe flora burra plot

Solist: Kamela Islamaj

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Genti Rushi

Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band

 

Sonet për vete

Soliste: Eneda Tarifa

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Genti Rushi

Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band

 

Kaba për Klarinetë dhe orkestër popullore

Solist: Artan Shabani

Orkestrimi: Agim Krajka

Formacioni orkestral: Orkestra e AP

 

Vallja e Rexhës

Soliste: Liliana Cingu

Orkestrimi: Agim Krajka

Koreografia: Besim Zekthi

Formacioni orkestral i AP

 

“ Çifti i lumtur ”, “ Zëvendësi i grave ”, “ Zonja nga qyteti ”

Muzika: Agim Krajka

Orkestrimi: Gerti Druga

Formacioni orkestral: Orkestra Simfonike dhe rock band.

 

“Thuaja rini”

Soliste: Juliana Pasha

Muzika/Orkestrimi: Agim Krajka

Formacioni orkestral: Jazz/Rock Band

 

Të kërkoj

Solist: Irma Libohova dhe Kamela Islamaj

Muzika/Orkestrimi: Agim Krajka/Gerti Druga

Formacioni orkestral: Orkestër Simfonike dhe Rock Band

 

Valle “Te burimi

Orkestrimi: Agim Krajka

Koreografia: Besim Zekthi

Formacioni orkestral: Orkestra e AP

 

Këngët e rinisë”

Soliste: Xhieldo Hyseni bashkë me solistët e tjerë dhe korin e TKOB

Muzika: Agim Krajka

Orkestroi: Agim Krajka/Gerti Druga

Formacioni orkestral: Orkestra dhe Kori TKOB