Ermonela Jaho në Gjakovë
Një mbrëmje magjike ju pret në Gjakovën historike, me sopranon e mirënjohur ndërkombëtarisht Ermonela Jaho.
Një shfaqje unike që vjen për të gjithë artdashësit në kuadër të Ditëve të Nëntorit, një nismë e Fondacionit për Gjakovën, ku tingujt e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së, nën dirigjimin e maestro Sergio Alapont, do të bëhen njësh me zërin e fuqishëm të Ermonela Jahos, për të përcjellë te publiku një program të pasur me disa nga veprat më të njohura të muzikës klasike.
Mos mungoni në Gjakovë këtë 15 nëntor.
Biletat mund t’i gjeni në: https://appfondacionipergjakoven.org

