KONCERT VOKAL & INSTRUMENTAL

Së shpejti online në Facebook, Youtube dhe www.tkob.gov.al

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor mbrëmjen e 22 janarit nisi sezonin artistik 2021 me ciklin e koncerteve “Artistët e së Ardhmes”. Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, znj. Zana Çela, në hapje të eventit u shpreh se:

 

“Katër vite më parë, ndërkohë që transportonim skenat, garderobat, arkivin, dhe të gjithë zhvendoseshim nga godina e Operas për t’i lënë hapësirë rikonstruksionit të teatrit, mes pikëpyetjeve të mëdha se ku dhe si do akomodohen shfaqjet tona në vitet pa teatër, një projekt i rëndësishëm, me titull “Artistët e së ardhmes”, më rrinte çdo ditë përpara në mendje dhe në tavolinën time të punës.

Si do të mundemi t’i trajnojmë dhe angazhojmë talentet e reja tani që jemi pa teatër, pa skenë, pa studiot e provave? Nga eksperienca e jetës sime si artiste, mësova se ç’do të thotë t’i presësh ëndrrën një të riu pa i dhënë shansin e skenës… ndërsa nga eksperienca e punës si menaxhere arti, e di mirë çfarë mund t’i ndodhë një teatri pa i siguruar artistët e së ardhmes. Ndërtuam një platformë e cila jo vetëm parashikonte strategjinë e angazhimit të artistëve të rinj, e konkretizuar me tituj shfaqesh e rolesh ku ata duhet të merrnin pjesë. Edhe pse studiot e ambjenteve ku vazhduam aktivitetin në 4 vitet pa teatër ishin të vogla e të pakta në numër, edhe pse nuk kishim sallë provash regjisoriale, e të tjera kushte normale, arritëm të identifikonim më të talentuarit e t’i trajnonim me artistët tanë të operas e baletit, me mjeshtrat tanë të skenës dhe artistë ndërkombëtarë.

U punësuan 102 artistë dhe të rinj të tjerë në teknikë e prodhim skenik apo marketing. Mes tyre disa realizuan role kryesore dhe u zhvilluan aq shumë artistikisht sa u besuam veç roleve në tituj të ndryshëm, edhe një vepër të plotë, “La Boheme”, produksion i gjithi me të rinj: regjisor, skenograf, dhe personazhet kryesore. Konkurenca ishte aq e madhe sa prezantuam 3 Mimi, të treja artiste të reja.

Sot ne e hapim sezonin artistik 2021 pikërisht me koncertin e tyre me titull “Artistët e së Ardhmes”, me ata që mbështetjen dhe punën trajnuese të stafit tonë jo vetëm e justifikuan, por tashmë janë kthyer në mbështetje për ne, në siguri për vazhdimësinë e traditës më të mirë të intepretimit vokal, të baletit dhe atë instrumental.

Të dashur miq dhe ju ndjekës fanatikë të teatrit, kam kënaqësinë të hapim sezonin 2021 me artistët e rinj, ata që u zbuluan e u trajnuan në 4 vitet e fundit, në vitet më të vështira të historisë kur teatri ishte pa teatër, pa skenën e pa studiot e tij.”

 

Ky koncert, i cili vijoi shfaqjen e dytë mbrëmjen e 23 janarait, ishte i pari i ciklit të koncerteve të cilat do të promovojnë artistët e rinj të angazhuar dhe trajnuar vitet e fundit, që kanë shkëlqyer në kryerolet e premierave të TKOB, si edhe stafet teknike, ndriçimit dhe skenës.

 

Në vitin 2016,  për herë të parë #TKOB prezanton një platformë dedikuar artistëve të rinj.

Gjatë katër viteve të fundit:

– 692 artistë të angazhuar në produksionet e 4 viteve të fundit.

– 102 artistë të rinj janë punësuar.

– 227 kaste të reja të cilat kanë realizuar 858 pjesë repertori të ri.

– Në çdo kast të shfaqjeve të #TKOB, minimumi 3 artistë të rinj.

 

Në koncert interpretuan solistët e vokalit:

Ivana Hoxha (mezzosoprano), Denis Skura (tenor), Nina Muho (soprano), Renisa Laçka (soprano) Bledar Domi (bass), Xhieldo Hyseni (bass).

 

Instrumentistët e rinj të punësuar së fundmi në TKOB: Ejona Nako (violonçel), Evjord Ngjeliu (klarinetë), si dhe pianistët e rinj, Herta Cane, Igli Rapaj.

 

 

Në program:

Giacomo Puccini – Che gelida manina

Tenor: Denis Skura

Pianist: Igli Rapaj

***

Giacomo Puccini – Mi chiamano Mimi

Soprano: Renisa Laçka

Pianist: Herta Cane

***

Astor Piazzolla – Oblivion

Klarinetё: Evjord Ngjeliu

Pianist: Herta Cane

***

Giuseppe Verdi – Sempre Libera

Soprano: Nina Muho

Pianist: Herta Cane

***

Giuseppe Verdi – Di due figli vivea padre beato

Bass: Bledar Domi

Pianist: Igli Rapaj

***

Giuseppe Verdi – Stride la vampa

Mezzo-soprano: Ivana Hoxha

Pianist: Igli Rapaj

***

Astor Piazzolla – Le Grand Tango

Violonçel: Ejona Nako

Pianist: Igli Rapaj

***

Giacomo Puccini – Vecchia zimarra

Bass: Xhieldo Hyseni

Pianist: Herta Cane

***

GiuseppeVerdi – Infelice! E tuo credevi

Bass: Bledar Domi

Pianist: Igli Rapaj

***

Isaac Albeniz – Tango no. 2, op. 165

Klarinetё: Evjord Ngjeliu

Pianist: Herta Cane

***

Franz Liszt – Consolation no. 3

Klarinetё: Evjord Ngjeliu

Pianist: Herta Cane

***

Georges Bizet – Habanera

Mezzosoprano: Ivana Hoxha

Pianist: Igli Rapaj

***

Giuseppe Verdi – La donna è mobile

Tenor: Denis Skura

Pianist: Igli Rapaj