“Kërcim pa Kufij”  është një akt kujtese, identiteti dhe bashkimi.
Një udhëtim mes dy brigjeve kulturore, ku muzika dhe vallja shndërrohen në gjuhë të përbashkët.

Në skenë bashkohen Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë dhe Ansambli Folklorik i Ukrainës, i përbërë nga 28 artistë të këngës dhe valles tradicionale shqiptare, bij e bija të diasporës, të lindur e rritur larg atdheut, por me rrënjë të thella në kulturën, kujtesën dhe shpirtin shqiptar. 🇦🇱

Sonte, përmes ritmit, kostumit dhe këngës, kufijtë gjeografikë treten.
Ajo që mbetet është trashëgimia, e gjallë dhe e fuqishme.
Është identiteti që udhëton, por nuk humbet kurrë.

Sonte, flet kultura.
Flet shpirti që nuk njeh kufij.

Ora 17:00
Hyrja e lirë!