Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor mbrëmjen e 21 janarit shfaqi koncertin instrumental “Katër Stinët” të Antonio Vivaldit.
Katër Stinët e Vivaldit janë simbol i periudhës baroke. Këto katër koncerte janë ndër shembujt e parë të muzikës përshkruese dhe synojnë ta mahnisin dëgjuesin me meloditë e pazakonta, të krijuara përmes ritmit në rritje dhe kontrasteve të larta harmonike. 
 
Interpretuan:
Koncertmaestër: Gëzim Bulçari, Nikola Kondakçi
Formacioni i Harqeve i TKOB: Anduena Sula, Migena Kreci, Mimoza Kolpeja, Lueta Prevazi, Hilda Çekani, Rina Lazri, Gent Jazexhiu, Flobens Zyma, Alkena Shuteriqi, Saimir Katroshi
Klaviçembalo: Etrita Ibrahimi
Basso Continuo: Jona Çegrani