Prodhimi më i ri i Teatrit të Operës dhe Baletit, “Karnavalet”, i cili korri sukses të jashtëzakonshëm në Tiranë, përgjatë 4 netëve shfaqje, do të udhëtojë drejt qytetit të zanafillës së saj, Korçës, aty ku janë lënë gjurmë të thella celuloidi të kulturës artistike dhe nga ku u frymëzua artisti i madh, kompozitori i veprës, Avni Mula.
Me pjesëmarrjen e veçantë të Inva Mulës, e cila i dha jetë produksionit me idetë e saja regjisoriale, Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar mjeshtërisht nga Elda Laro, si dhe Korin e TKOB-së, dirigjuar nga maestro Dritan Lumshi, duke bashkëpunuar me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, ju ftojmë në Korçë, më , 4 mars, në orën 19:00, pranë teatrit “Andon Z. Çajupi, për të përjetuar atmosferën e Karnavaleve.
Biletat mund t’i tërhiqni vetëm pranë teatrit “Andon Z. Çajupi”, në Korçë.