Më 6 korrik, skena e TKOBAP-së shndërrohet në një udhëtim magjik përmes kolonave zanore që kanë bërë historinë e kinemasë botërore.

Kompozitori Aldo Shllaku sjell koncertin “Hollywood në Tiranë”, një mbrëmje spektakolare ku muzika e filmave merr jetë nga Orkestra Simfonike, Kori i TKOBAP-së dhe Formacioni Instrumental Modern, me pjesëmarrjen e artistes Ayana Haviv në vokal dhe Jeff Hoeppner në tastierë.

Një përvojë emocionuese ku fuqia e muzikës, magjia e kinemasë dhe energjia e interpretimit bashkohen në një koncert që nuk duhet humbur.

6 korrik 2026
Ora 20:00

 Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30

Ju mirëpresim!