Paolo Fresu do të interpretojë David Bowie, vetëm në TKOB!
Shoqëruar me një kast të mirënjohur artistësh si Petra Magoni, Filippo Vignato, Francesco Diodati, Francesco Ponticelli dhe Christian Meyer, ky koncert do të sjellë 30 ariet më të mira të autorit Bowie, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, në kuadër të Javës Kulturore Italiane, organizuar nga Ministria e Kulturës.
Përpunuar me shumë elegancë, kompozimet si “Life on Mars”, “This Is Not America”, “Warszawa”, “When I Live My Dreams”, etj.. do të nderojnë kujtimin e autorit të muzikës Jazz, i cili do të mbetët i pavdekshëm me artin që i dhuroi njerëzimit!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.
Nuk duhet humbur!