Grand Gala Panajot Kanaci  “Magjistari i valles Shqiptare”

08 SHKURT, Ora 19:00

Skena : TKOB

Në kuadër të objektivit për realizimin e një cikli koncertesh në nder të 65-vjetorit të krijimit të institucionit të TKOBAP dhe në përpjekje për të kujtuar, nderuar dhe mbajtur sa më të gjallë, figurat më të rëndësishme  në krijimin e këtij institucioni vlerash që ne sot trashëgojmë, TKOB ngjit në skenë Grand Gala “Mjeshtrat qe themeleuan teatrin – Panajot Kanaçi”, organizuar nga tre drejtoritë artistike të TKOBAP në datën 08 shkurt 2022.  Kjo Gala i dedikohet figurës se artistit dhe mjeshtrit të madh të koreografisë Shqiptare Panajot Kanaçi. Qëllimi është të  rizgjojmë dhe sjellim pranë publikut veprat më të bukura nga krijimtaria e mjeshtrit Kanaçi.

Me Pjesëmarrjen e:

ANSAMBLI KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE

ORKESTRA SIMFONIKE E TKOB ,ORKESTRINA E ANSAMBLIT POPULLOR, GRUPI VALLEVE, GRUPI KORAL, SOLISTËT E VOKALIT TË ANSAMBLIT POPULLOR

Programi:

“Vallja e Shqipeve”

Interpreton: Ansambli Popullor

***

“Halili dhe Hajria” – Suite Baleti

Solist :

Halili- Kevin Lila

Hajrie- Ledia Sulaj

Rusha- Odeta Dishnica

Sokol-Fation Lito

Musa- Armando Meci

Selim- Lurdi Dodgjini

Shpendo Plaku- Evis Heta

***

“Gajdexhiu”

Solist: Aranit Hoxha

Interpreton: Grupi Koral

***

“Ditë feste në Tiranë”

Interpreton: Trupa e Valles e Ansamblit Popullor

***

“Shota dhe Azem Galica” – Duet Baleti

Solist: Shota- Ledia Sulaj, Azem- Ervis Koceku

***

“Cobani” – Valle Duet

Solist: Lili Cingu, Enkelejd Bajraktari & Trupa e Valles e Ansamblit Popullor

***

“Jeniçeret”

Silist: Bektash Aga-Gerd Vaso

Interpreton: Trupa e Baletit

***

“Valle Çame”

Interpreton: Trupa e Valles e Ansamblit Popullor

***

“ Thëllëza qe shkel mbi vesë”

Solist: Malvina Likaj, Eva Golemi

Shoqëron: Gramoz Burba  dhe Grupi Koral i AP, grupi i balerinëve të rinj.

Koreograf: Andrea Kokeri

***

“Halili & Hajria” – Suite baleti

Solist :

Halili- Kevin Lila

Hajrie- Ledia Sulaj

Rusha- Odeta Dishnica

Sokol-Fation Lito

Musa- Armando Meci

Selim- Lurdi Dodgjini

Shpendo Plaku- Evis Heta

***

“Festë të madhe ka sot Shqipëria”

Interpretojnë: Trupa e Valleve Ansamblit Popullor, Kori Ansamblit Popullor, Trupa e Baletit

Ekzekutojnë: Orkestra e Ansamblit Popullor & Orkestra Simfonike e TKOB