Gjenerata Romantike në TKOB!

 Epoka romantike, e njohur për kërkimin e thellë të shpirtit dhe ndjenjave të pakufishme, do të zbulohet në skenën e TKOB-së këtë tetor.

 Kur tingujt e Chopin dhe Schumann bashkohen, krijojnë më shumë sesa muzikë – një rrugëtim emocional dhe artistik, sjellë me mjeshtëri nga partneriteti me Konservatorin “Giuseppe Martucci” të Salerno-s dhe shoqatën “Scarlatti.”

 Pianistët e talentuar Gianluca Buonocore dhe Lorenzo Villani do të ofrojnë një interpretim të fuqishëm dhe pasionant, duke ndërlidhur shpirtrat e dy gjigantëve të muzikës romantike në një duet mahnitës.

 Ejani dhe përjetoni një natë të jashtëzakonshme të mbushur me emocione dhe tinguj që kapërcejnë kohën!

Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!