GALA OPERISTIKE, 10 SHTATOR ORA 20:00 – një skenë madhështore dhe artistë të jashtëzakonshëm për të çelur sezonin e ri artistik të TKOBAP-së!

Solistët, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së bashkohen me dy emra të mirënjohur të skenës ndërkombëtare: tenorin Stefan Pop dhe dirigjentin Simone Di Felice.

Nën shkëlqimin e kryeveprave të repertorit operistik, zërat, muzika dhe interpretimi do të ndërthuren në një festë të madhe të artit, plot elegancë, pasion dhe emocione të paharrueshme.

Më 10 shtator, sipari ngrihet për një sezon të ri artistik.

Mos mungoni!