Tetori është gjithashtu muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down!
•Fondacioni Down Syndrome Albania, së bashku me violinistin italian Francesco Greco, sjellin një mbrëmje artistike bamirësie në TKOB.
Kjo mbrëmje ka për qëllim mbështetjen e shërbimeve terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke i ofruar atyre më shumë mundësi për zhvillim dhe përfshirje.
Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një kauze fisnike!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 16:00-20:00.