Pa dashtë me dalë prej gegnishtes së bukur që të karakterizon,
me t’thanë dy fjalë shpirti po më munon.
Se përnimen, je poezi që shoqnohet me ma të bukrat melodi.”
Nuk duhet shumë mund për ta kuptuar: Folk on Tour vazhdon udhëtimin e tij në Shkodrën Loce, vendin e bukur të traditës dhe mikpritjes.
Së bashku me orkestrinën, solistët, korin, grupin e valleve të Ansamblit Popullor, dhe shkodranët e mrekullueshëm, do të këndojmë e kërcejmë këngë e valle me motive popullore nga veriu e deri në jug!
Vera bëhet më e bukur kur “troket” Ansambli!
Ju presim nesër në Shkodër, në orën 20:00, përpara bashkisë!