Ansambli Kombëtar çel mbrëmjen kulturore të Shqipërisë në Gjenevë!
Në kuadër të Asamblesë së 66-të të WIPO-së, Shqipëria prezantohet me ekspozitë zyrtare në selinë e WIPO-së në Gjenevë, e shoqëruar nga një mbrëmje kulturore më 10 korrik.
Mbrëmja do të çelet nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, duke sjellë para delegacioneve nga e gjithë bota ngjyrat, ritmet dhe shpirtin e traditës shqiptare.
AB Building Lobby/Terrace – WIPO, ora 18:00
10 korrik 2025