Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit në Tiranë çel siparin e tij më 20-21 shtator, me historinë magjike të “Liqenit të Mjellmave” e cila vjen nën vizionin modern të Angelin Preljocaj!
Pa u larguar nga vepra origjinale, ai rrëfen historinë e mjellmës që përballet me problemet e epokës ku jetojmë.
Krijimtaria dhe pasuria e gjuhës koreografike të Angelin Preljocajt, gjithmonë e përshkruar me ëndërrim
dhe sensualitet, e bëjnë këtë Liqen të Mjellmave, një tjetër sukses të tij.
Kësaj radhe, Odeta është një vajzë e re, me ndjeshmëri të lartë ndaj çështjeve mjedisore. Ndërsa Zigfridi është i biri i drejtorit ekzekutiv të një kompanie që shet platforma të shpimit të puseve të naftës.
A është kjo një histori dashurie apo një kurth parash dhe pushteti?
Ejani dhe zbulojeni në TKOB!
Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.