Tingujt e muzikës së viteve 1900 do të vijnë në TKOB me koncertin “Trio italiano di ance”.
“Trio italiano di ance” zhvillohet në vazhdën e koncerteve të organizuara për festivalin “AlBa” kushtuar muzikës baroke. Tre instrumentistët, në oboe, Stefania Mercuri, klarinetë, Roberto D’Urbano dhe fagot Ernesto Gilio, do të interpretojnë pjesë nga kompozitorë të njohur, si Henri Tomasi, Charles Huguenin, Darius Milhaud dhe Jaques Ibert.
Ju presim të enjten, më 18 prill, ora 20:00 në TKOB!
Nxitoni të merrni biletën tuaj, çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.