OPERA HISTORI – Mjeshtrat që themeluan TKOB është një nga kolonat më të suksesshme të teatrit tonë, e cila mori udhë tre vite më parë. Krijimtaria e mjeshtrave shqiptarë është e pafundme dhe ne kemi patur fatin që fondin e artë të veprave shqiptare ta rizgjojmë. Kjo ka qënë dhe është strategjia e TKOB për ti ofruar publikut shqiptar krijimtarinë e mjeshtrave tanë duke ja riprezantuar jo vetëm admiruesve të muzikës së tyre por dhe brezit të ri.

Këtë sezon e gjithë vëmendja e kolonës OPERA HISTORI i dedikohet një prej figurave kryesore të krijimtarisë shqiptare, Feim Ibrahimit. “Rrjedh në këngë e ligjërime” u titullua ky koncert, pasi krijimtaria e mjeshtrit Ibrahimi ka rrjedhur në kohë e zëra, te të gjitha brezant që prej krijimit të saj e deri më sot.

I cilësuar si kompozitori që tronditi tabutë e realizmit socialist, është nga kompozitorët e parë shqiptarë të formuar tërësisht në vend. Vepra e Feim Ibrahimit, i përfshin të gjitha zhanret, që nga miniaturat instrumentale, muzika e filmit, muzika e dhomës, muzika simfonike, koncertet për instrument solist dhe orkestër e deri tek veprat skenike dhe elektroakustike. Në nder të një prej mjeshtrave më të mëdhenj të muzikës shqiptare të të gjitha zhanreve TKOB organizoi koncertin Feim Ibrahimi – “Rrjedh në këngë e ligjërime”. Koncerti i datës 21 nëntor në Katedralen Orthodhokse në Tiranë përfshin vetëm një pjesë te krijimtarisë së mjeshtrit.”

Me Pjesëmarrjen e :

KORI, SOLISTËT DHE ORKESTRA E TKOB

DIRIGJENT: ERMIR KRANTJA

 

Nga filmi   “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967)

Ouverture

Finale – Poezia F. Arapi

Ekzekutoi: Orkestra dhe Kori i TKOB

 

Nga filmi  “Shembja e idhujve” (1979)

Largimi i mësuesit – Orkestroi: Nestor Kraja

Shkëndij’e diellit ndaj Manushaqes – Poezia N. Frashëri

 

Ekzekutoi: Orkestra e TKOB

Soliste: Kejsi Tola

 

“Tan’ Shqipnia asht betue, pa gjak malet mos me i lshue” (1978) – Poemë vokalo-simfonike për kor, tenor, bariton, zë recitues dhe orkestër Kushtuar 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

Tekst popullor

Ekzekutoi: Kori dhe Orkestra e TKOB

Solistë: Armaldo Kllogjeri, Armando Likaj, Bruno Shllaku.

 

Nga filmi   “Pylli i lirisë”  (1976)

Vlashi me kalin

Kapja e kalit në pyll  

Ekzekutoi: Orkestra e TKOB

Soliste në piano: Etrita Ibrahimi

 

Romanca “Peizazh i pyllit të rralluar” (1986 – 87) – Poezia D. Agolli – Orkestroi: Ermir Krantja

Ekzekutoi: Orkestra e TKOB

Soliste: Nina Muho

 

Nga filmi   “Ballë për ballë” (1979)

Hyrja

Irisi – Beni

Finale

Ekzekutoi: Orkestra e TKOB

Soliste: Enalda Gjoni

 

Nga filmi   “Të paftuarit” (1985)

“Besiani në udhëtim me karrocë”

“Martini me të shoqen”

“Gjorgu me fyell”

“Gjorgu merr gjakun”

Ekzekutoi: Orkestra e TKOB

Solistë: Ilir Gjoka, Enalda Gjoni, Erik Tauzi.

 

 

Nga filmi   “Balada e Kurbinit” (1990)

“Kthimi i Gurgemit”

“Ndeshja”

“Varrimi i Kaçorrit”

“Rrëmbimi i Gurgemit”

Ekzekutoi: Orkestra e TKOB

Solistë: Elton Katroshi, Sidrit Çarçiu.

  

Romanca Досвиданя (Dosvidanja) (1996) – Poezia S. Esenin

Soliste në piano: Etrita Ibrahimi

Soliste: Nina Muho

  

Nga baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” (1986)

Kërcimi i robinave

Finale

Ekzekutoi: Orkestra e TKOB

 

Xhaketa e kuqe (1970) – Teksti V. Musta

Ekzekutoi: Orkestra e TKOB

Soliste: Vikena Kamenica.

 

Një zambak i bardhë në gur (1980) – Teksti Gj. Beci

Ekzekutoi: Kori dhe Orkestra e TKOB

Soliste: Kejsi Tola.

 

Unë, biri yt Kosovё (1982) – Poezia A. Podrimja

Ekzekutoi: Kori dhe Orkestra e TKOB

Solist: Armaldo Kllogjeri.

 

Rrjedh në këngë e ligjërime (1980) – Teksti Gj. Beci

Ekzekutoi: Kori dhe Orkestra e TKOB

Solist: Armaldo Kllogjeri.

 

 

Feim Ibrahimi (Gjirokastër 1935 – Torino 1997)

I cilësuar si kompozitori që tronditi tabutë e realizmit socialist, është nga kompozitorët e parë shqiptarë të formuar tërësisht në vend, duke hyrë në Konservatorin Shtetëror të Tiranës në 1962, ku edhe u diplomua në vitin 1966, nën udhëheqjen e Prof. Tish Daija. Menjëherë pas studimeve, punoi si pedagog i kompozicionit, kontrapunktit dhe harmonisë (1966-1973) dhe në vitet 1973-1977 u emërua zv/drejtor i ILA. Periudhën më të gjatë të jetës se tij e kaloi si sekretar për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në vitet 1977-1991 dhe më pas drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit (1991-1992). Në fund, ishte profesor i kompozicionit në Akademinë e Arteve deri në largimin e tij nga jeta.

Gjatë periudhës së izolimit kulturor të Shqipërisë, F. Ibrahimi u tregua një administrator i aftë, duke ushtruar një influencë pozitive në jetën muzikore shqiptare. Edhe pse në kushte jo të favorshme, sepse edhe vetë posti që ai kishte e detyronte të mbronte realizmin socialist, gjatë udhëtimeve të tij jashtë shtetit, Feim Ibrahimi kërkonte të ecte me hapin e zhvillimeve muzikore ndërkombëtare, duke eksperimentuar në mënyrë sekrete muzikën atonale  (p.sh. Quasi Sonata per violoncello e piano, 1975, rev. 1990), duke treguar interes për Xenakis që në vitin 1981 dhe duke ftuar në Shqipëri figura avanguardiste, si G. Stabler. Ai u mundua gjithmonë të sillte të renë në muzikë, duke shkuar kundër rrymës komuniste dhe u përpoq me çdo mjet të çonte muzikën shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Që në vitin 1978 kërkoi me ngulm  anëtarësimin e Shqipërisë në UNESCO dhe mbas një periudhe 13-vjeçare peripecishë të panumërta, në vitin 1991, u bë themeluesi dhe presidenti i parë i Komitetit Nacional të Muzikës, i cili u anëtarësua, më në fund, në Këshillin Ndërkombëtar të Muzikës pranë UNESCO-s.

Në vitin 1992 themeloi edhe festivalin “Mbrëmje të Muzikës së Re Shqiptare”, duke i dhënë jetë në këtë mënyrë, epokës së re të muzikës sonë.

Në vitin 1994 krijoi shoqatën artistike “Pentaton” (sot “Fondacioni Kulturor “Feim Ibrahimi”), që synonte organizimin e eventeve të ndryshme kulturore, si dhe krijimin e një konservatori privat për muzikantë të rinj me aftësi të veçanta muzikore.

Disa nga veprat e tij janë botuar nga Emerson Edition (Angli).

Pas titullit “Artist i Merituar”, për meritat e tij artistike, në vitin 1989 ka marrë edhe titullin “Artist i Popullit”.

Për kontributin e dhënë ne zhvillimin e kulturës shqiptare, Bashkia e Tiranës në vitin 2000 i ka akorduar titullin “Mirënjohja e Tiranës”.

Në vitin 2001 dhe 2008 Bashkitë e Durrësit dhe të Gjirokastrës i kanë dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Ka fituar shumë çmime në konkurset kombëtare dhe në “Koncertet e Majit”. Ka fituar dy çmime te Republikës, çmimi më i lartë për krijimtarinë në Shqipëri.

Në vitin 1990, në Aalto theaterfoyer, në Essen (Gjermani), u organizua dita “Feim Ibrahimi – portret artisti”. Në vitin 1994, me ftesë të presidentit të Brahmsgesellschaft, kaloi një periudhë si “composer-in-residence”  në   shtëpinë e J. Brahmsit në Baden-Baden dhe më pas qendroi në Salzburg, për të studiuar muzikën elektronike në Mozarteum. Në 1995, vepra De Profundis qe ai kompozoi gjatë studimeve ne Mozarteum, u zgjodh për Festivalin e Muzikës Elektroakustike “Synthèse” në Bourges (Francë).

Vepra e F. Ibrahimit, i përfshin të gjitha zhanret, që nga miniaturat instrumentale,  muzika e filmit, muzika e dhomës, muzika simfonike, koncertet për instrument solist dhe orkestër e deri tek veprat skenike dhe elektroakustike. Ato ekzekutohen me shumë sukses në Shqipëri, Kosovë, Itali, Francë, Angli, Gjermani, Zvicër, Amerikë, etj.

Dialogo per violoncello e pianoforte dhe  Romanza “E la tua veste è bianca” (me vargjet e poetit S. Quasimodo), për soprano, violonçel dhe piano  –  të dyja të kompozuara në 1997 – janë veprat e fundit të kompozitorit, i cili vdiq papritur në Torino (Itali), në 2 Gusht 1997.

 

Ermir Krantja- Dirigjent

Ermir Krantja u lind në Tiranë në 06 mars të vitit 1947 në një familje me

traditë të fortë muzikore. Babai i tij, Mustafa Krantja është dirigjenti i parë

profesionist shqiptar dhe themelues i të gjitha institucioneve orkestrale

të mbas luftës në Shqipëri. Ai ndikoi shume që Ermiri, përveç kulturës

së muzikës shqiptare, të pasurohej që në moshë fare të re me kulturën

perëndimore në përgjithësi dhe me atë çeke e slovake në veçanti. Ermir

Krantja është diplomuar në liceun artistik “Jordan Misja” për violine me Prof.

Genc Bogdo (1965) duke plotësuar studimet njëkohësisht për harmoni me

Prof. Simon Gjoni. Vazhdoi studimet në Akademine e Arteve për dirizhim

orkestral nën drejtimin e të atit, dirizhim koral në klasën e Prof. Kostandin

Trako dhe muzikologji në klasën e Prof. Çesk Zadeja. Përfundoi studimet

në vitin 1970 duke u vlerësuar me maksimumin e pikëve nga komisioni

shtetëror dhe menjëherë u emërua si dirigjent në orkestren e RTSH me të

cilën filloi një program të vazhdueshëm koncertesh për publikun.

Nga viti 1975 deri në vitin1979 mbajti postin e dirigjentit të orkestres

simfonike të Shkodrës me të cilën, në mënyrë të dukshme zhvilloi traditën

e pasur të kulturës së muzikës shkodrane duke filluar që nga festivalet e

femijëve, ato të muzikës popullore apo të këngës e muzikës së lehtë e deri

tek koncertet e rregullta simfonike të cilat kulmojnë me realizimin e operave

të ndryshme. Ky aktivitet intensiv dhe kualitativ në të njëjtën kohë solli edhe

themelimin e Filarmonisë së Shkodrës në vitin1977.

Në vitin 1979 kthehet në Tirane si dirigjent ne T.O.B dhe në të njëjtën

kohë emërohet si pedagog i dirizhimit orkestral dhe i klasës së muzikës

së dhomës për harqet në Akademinë e Arteve. Nga viti 1974 deri në fund

të viteve ’80, Krantja është fitues i disa çmimeve të para në koncertet e

“Dekadave të Majit” dhe në vitin 1985 ai mori titullin “Artist i Merituar”.

Në vitin 1989 ai përzgjidhet të bëjë një “stage” pranë orkestrës prestigjioze

të RAI (Torino), ku pati edhe takime e shkëmbime idesh të vyera me mjeshtra

botërorë si:

Carlo Maria Giuglini (Itali), Rafael Fruehbeck de Burgos (Spanje) dhe

Ferdinant Leitner (Zvicer). Një vit më vonë Krantja vendoset në Francë

pranë fondacionit “Yehudi Menuhin”, si asistent i mjeshtrit të madh francez,

Pièrre Derveaux duke marrë pjesë në masterclass të zhvilluar me dirigjente

të rinj nga Evropa Qendrore e Lindore si edhe me pjesëmarrës nga SHBA

e Kanada.

Ermir Krantja është i pari artist shqiptar që preku Amerikën në nivel

istitucional dhe me këtë rast pati mundësinë të njohë e të studiojë një

eksperiencë të pasur organizative e artistike në institucione si “Opera e

San Francisco”, “Metropolitan Opera” (New York), “Simphony Chicago

orchestra”, nëpërmjet një programi të detajuar e mjaft konstruktiv nga “The

United States Information Agency”, eksperiencë kjo që dha frytet e veta

në TKOB në një moment shumë të vështirë për teatrin nga viti 1992 deri në

vitin 1996.

Krantja ka dirizhuar në: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali, Francë,

Zvicer, Gjermani, Kosovë, Bullgari, Turqi, Republika Çeke, Maqedoni,

Greqi. Është anëtar, themelues i Akademisë së Teatrit Muzikor Europian

(Gjermani). Në vitin 2006 në bashkëpunim me RAI-in dhe Mediaset

(Itali) regjistroi në Pragë me orkestren nazionale çeke, kolonat zanore

të serialeve televizive italiane “Questa è la mia terra” për Canale 5 dhe

“Giorni da Leone” për RAI 2, me muzikë të kompozitorit Savio Riccardi.

Është nderuar me:

– Medaljen “Naim Frashëri” (30/09/1982)

– Titullin “Artist i Merituar” (30/07/1985)

– Urdhëri “Naim Frashëri” i klasit të dytë (07/09/1989)

– Urdhëri “Naim Frashëri” i artë (11/05/2007)

– Grand’accademico “Honoris causa” dell’Accademia Imperiali

internazionale (Itali) (15/12/2012)

– 24/04/2013 në cilësinë e Grand accademico imperiali,

“Honoris Causa” i jepet çmimi “STELLA D’ORO”.