FATALITÀ ishte vepra që mbylli sezonin artistik në TKOB, duke lënë të hapur derën për sezonin artistik veror në një udhëtim ëndrrash drejt qytetit të Durrësit.
Në zemër të amfiteatrit, si ngahera, do të luhen për të gjithë artdashësit vendas dhe të huaj baletet “La Traviata”dhe “Carmen”.
Koreografi Toni Candeloro vendos në qendër të koreografisë së tij gruan përtej nocionit të vdekjes, duke sjellë primabalerinën e TKOB-së, Enada Hoxha, në rolet e Violettës dhe Carmen-it, dy mite të kryeveprave botërore.
FATALITÀ është një tjetër shfaqje që nuk duhet humbur nga eventet e shumta që TKOB ka rezervuar këtë verë për ju!
Stay tuned