Fado është zëri i shpirtit portugez, një këngë e lindur në rrugicat e Lisbonës, mes detit dhe mallëngjimit.
Në çdo varg të Fado-së jeton “saudade”, ajo ndjenjë e ëmbël që bën së bashku dashurinë, mallin dhe kujtimin e asaj që nuk kthehet më.
Por Jonas & Lander e çojnë këtë ndjenjë më tej me veprën e tyre “Bate Fado” një performancë që bashkon tingullin dhe lëvizjen.
Këtu, kërcimi nuk është vetëm ritëm, por rrahje të forta zemre.
Një rikthim drejt rrënjëve të fados së harruar, një homazh ndaj traditës portugeze që guxon të rilindë në një formë të re, moderne dhe të gjallë.
Për rezervime kontaktoni: +355698703233
 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
Ju mirëpresim!