“KUR NDJENJAT MARRIN ZË” Ermonela Jaho
Sopranoja e mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të dhuruar për publikun shqiptar një mbrëmje të paharrueshme.
Në këtë natë plot ndjenja dhe emocione, ajo kthehet jo vetëm si një artiste e jashtëzakonshme, por edhe si simbol krenarie për artin dhe kulturën shqiptare.
Nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, njëkohësisht dhe drejtor artistik i Teatro “Massimo Bellini” në Catania, me korin dhe orkestrën e TKOBAP-së, publiku do të përjetojë një udhëtim të rrallë muzikor me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini, Cilea e të tjerë.
E mërkurë, 17 shtator, ora 20:00.
Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
Ju mirëpresim!