26 PRILL – 21:20

RTSH HD 1

Së shpejti #online në Facebook, YouTube dhe www.tkob.gov.al

​#EKSELENCASHQIPTARENËTKOB

Për brezin e ri të instrumentistëve Elvin Hoxha Ganiyev është padyshim violinisti më virtuoz i skenave evropiane dhe botërore. #TKOB e sjell në skenën shqiptare të operës në një koncert të jashtëzakonshëm recital, për publikun tonë besnik. Së bashku me pianistin italian Jacopo Giovannini me pjesët më përfaqësuese të George Enescu, Franz Waxman dhe Edvard Grieg.

 Solist: Elvin Hoxha Ganiyev

Piano: Jacopo Giovannini

 

Në Program:

 George Enescu – Sonatë për Violinë Nr. 2 në Fa minor, Op. 6

Edvard Grieg – Sonatë për Violinë & Piano Nr. 3 në Do minor, Op. 45

Georges Bizet / Franz Waxman – “Carmen Fantasy” për violinë & piano

 Rreth veprës:

George Enescu (1881 – 1955), zë një pozitë të rëndësishme në historinë e artit rumun sepse në veprimtarinë e tij si kompozitor ai u kujdes për të rritur trashëgiminë muzikore të vendit të tij, duke përdorur dhe ripunuar këngë popullore, veçanërisht ato melodi të quajtura doine që pasqyrojnë shpirtin e bariut dhe fshatarit rumun dhe që u përhapën nga lahutari, domethënë nga ciganët që luanin në festivalet e qytetit. Falë tij, muzika rumune ka parë horizonte të reja të hapura dhe ka marrë një rezonancë ndërkombëtare, aq sa qeveria e Bukureshtit, për të nderuar kujtimin e muzikantit, krijoi muzeun Enescu në 1958-ën dhe themeloi një festival ndërkombëtar të titulluar në emrin e tij.

Është e vërtetë që referimi ndaj trashëgimisë folklorike dhe popullore të Rumanisë është një konstante në muzikën e Enescut, veçanërisht në pjesët simfonike dhe korale, por nuk duhet të harrojmë komponentin shumë të gjallë neoklasik te ky autor, i cili gjithmonë ka dhënë rëndësi të madhe për elementin melodik dhe kontrapuntal, në një kontekst stilistik të diatonizmit të matur. Kjo mund të shihet në tre Sonatat për violinë dhe piano, op. 2 të vitit 1897, op. 6 të vitit 1899, dhe op. 25 i vitit 1926; në to nxjerr një ajër akademizmi të dashur, të cilit nuk i mungon një krijim i ri melodik i kombinuar me një virtuozitet me një prerje të këndshme ritmike.

 Edvard Grieg (1843 – 1907)

Edhe pse me një formim thelbësisht gjerman, Edvard Grieg la pas një krijimtari instrumentale mjaft të vogël dhe episodike të muzikës së dhomës: tre sonata për violinë, një sonatë për violonçel dhe dy kuartete për harqe ; nga të cilat, e dyta ngeli pa papërfunduar. Një fakt që mund të na habisë nëse nuk marrim parasysh shqetësimin e vetëdijshëm me të cilin Grieg, mjeshtër i miniaturës dhe i shpikjes melodike, u ndje në disa raste i papërshtatshëm në trajtimin dhe përpunimin e proceseve të supozuara nga format klasike. Në gjysmën e dytë të viteve 1870, Grieg ndjeu nevojën për të përditësuar dhe thelluar teknikën e tij kompozuese.

Sonata e Tretë për Violinë dhe Piano Op. 45, u shkrua rreth dhjetë vjet më vonë, midis 1886 dhe 1887, dhe më 10 dhjetor të vitit 1887 u interpretua për herë të parë në Neues Gewandhaus në Leipzig, nga Adolf Brodskij në violinë dhe autorin në piano.

Me të drejtë op. 45 është sonata më e famshme nga tre sonatat e Grieg për violinë dhe piano. Krahasuar me veprat e mëparshme, aty shfaqen freskia e jashtëzakonshme e shpikjes melodike, hollësia e gjuhës harmonike, roli kryesor i tematikës, referimi i vazhdueshëm i muzikës popullore skandinave si një burim i pashtershëm frymëzimi, ndërsa konfirmojnë pikat e forta të kompozimit, që koordinohet dhe zgjidhet më së miri në kontekstin konstruktiv dhe formal të zhanrit. Ndjenja e tragjikes dhe e dramatikes, nxitja e pasionit dhe melankolisë, kontribuojnë me vendosmëri në përcaktimin e regjistrit të tij shprehës në këtë vepër.

Franz Waxman (1906 –1967)

Carmen Fantasie është një vepër për violinë dhe orkestër, ose piano. Vepra është pjesë nga Franz Waxman në filmin Humoresque të vitit 1946 për të cilin ai mori një nominim për Çmimin e Academy Award për Muzikën më të Mirë.

Vepra, e bazuar në tema të ndryshme nga opera Carmen e Georges Bizet, fillimisht u mendua të luhej nga Jascha Heifetz. Megjithatë, ai u zëvendësua nga një violinisti i ri, Isaac Stern, për regjistrimin e filmit . Pasi pa filmin, Heifetz i kërkoi Waxman të zgjeronte punën sepse ai donte ta luante në programin radio The Bell Telephone, ku u dha premierë në 9 Shtator 1946. Vepra është luajtur që atëherë nga shumë violinistë virtuozë .