EJA KËNDO ME NE – Edicioni i IX-të 🎶
Zërat e rinj rikthehen sërish në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor!
Në këtë edicion të nëntë të konkursit “Eja Këndo me Ne”, 50 shkolla nëntëvjeçare të Tiranës bëhen pjesë e një feste të madhe muzikore, ku talenti, pasioni dhe gëzimi i këngës bashkojnë fëmijët në një përvojë të paharrueshme artistike.
Nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi dhe me koncertmaestër Igli Rapaj, kjo mbrëmje do të sjellë në skenë energjinë, emocionet dhe entuziazmin e brezit më të ri.
11 Qershor 2026
Ora 18:00