Ditët e Nëntorit çojnë në Gjakovë Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore!
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore sjell për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova një koncert të veçantë, dedikuar traditës tonë shqiptare, duke përcjellë historinë, shpirtin dhe krenarinë tonë kombëtare përmes artit të muzikës dhe valleve popullore.
Ky koncert është pjesë e festivalit “Ditët e Nëntorit”, një festë që shndërron Gjakovën në epiqendrën e kulturës shqiptare gjatë kësaj periudhe të veçantë të festave tona kombëtare.
Më 23 nëntor në orën 19:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”