Pas suksesit dhe duartrokitjeve të gjata që shoqëruan shfaqjet e shtatorit, opereta e famshme e Johann Strauss II rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për dy mbrëmje të tjera!
Një histori plot intriga, maska, identitete të fshehura, dashuri dhe keqkuptime gazmore, ku eleganca e valsit vjenez ndërthuret me humorin, ironinë dhe shkëlqimin e një feste që premton të papritura.
Nën regjinë dhe koreografinë e Renato Zanella-s, nën dirigjimin e Gridi Krajës, artistët e TKOBAP-së sjellin sërish në jetë një nga kryeveprat më të dashura të repertorit operistik botëror.
Kostume plot elegancë, muzikë magjepsëse dhe një atmosferë festive që ju fton të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme!
20 & 21 NËNTOR
Ora 19:00
Maskat rikthehen, sekretet zbulohen dhe valsi fillon sërish!

