Një dialog tingujsh mes violonçelit dhe pianos sjell një mbrëmje të mbushur me ndjeshmëri dhe pasion këtë 19 nëntor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Dy artiste instrumentiste, Ejona Nako dhe Kristina Petrollari Laço, do të ndërthurin tingujt e violonçelit dhe pianos në një bashkëbisedim shpirtëror përmes muzikës së Rachmaninov dhe Shostakovich.

Një koncert ku çdo tingull flet, çdo heshtje frymon dhe muzika shndërrohet në urë mes emocioneve më të thella dhe shpirtit njerëzor.

Mos mungoni!
19 nëntor, ora 20:00

 Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.

Ju mirëpresim!