Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, shfaq baletin:
“Carmina Burana”
Në datat 19 dhe 20 mars, ora 19.00, në Arturbina.
Trupa e Baletit të TKOB-së
Kompozitori: Carl Orff
Pothuajse e gjithë puna e kompozitorit dhe dramaturgut gjerman Carl Orff është disi e lidhur me teatrin, të cilit i kushtoi mbi 15 vepra. Sidoqoftë, Teatri Orff është një fenomen i pazakontë, që qëndron “jashtë traditës”. Kjo nuk është një dramë apo operë. Kjo është një shfaqje muzikore sintetike universale duke përdorur elemente të formave të ndryshme teatrale. Midis tyre, format e vjetra, “para operës” mbizotërojnë, të shoqëruara me karnavalet e rrugës, mjeshtrat mesjetarë, komedinë italiane të maskave, teatrin e kukullave, elementët e koreografisë, pantomimës dhe oratorios. Muzika luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë shfaqje, por në të njëjtën kohë vepron në kushte të barabarta me artet e tjera.
Vepra: Carmina Burana / O Fortuna
Ndërmjet viteve 1935 dhe 1936, kompozitori gjerman Carl Orff muzikën që kompozoi, e quajti Carmina Burana, në përmbledhje të 24 poemave Carmina Burana, të përfshira në një dorëshkrim të rëndësishëm të shekullit të trembëdhjetë, Codex ose Codex Latinus Monacensis Buranus, që vjen nga manastiri i Benediktbeuern dhe tani ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Monakos së Bavarisë. Carmina Burana konsiderohet një ndër veprat e para klasike në historinë e muzikës. Në thirrjen “O Fortuna” ndaj perëndeshës së fatit shfaqet lutja për dashuri e fat. Rrota e fatit është simboli që përcakton uljet dhe ngritjet në jetën e njeriut, me ciklet e tensioneve që krijohen në marrëdhëniet njerëzore të burrave dhe grave, pavarësisht moshës së tyre.
Kjo vepër zgjon fantazinë si asnjë vepër tjetër e shekullit të 20-të, gjatë së cilës shpaloset një himn ngazëllyes për dashurinë e sinqertë.
Baleti: Carmina Burana me koreografi të Youri Vamos
“Carmina Bruana” është një dialog mes një burri dhe një gruaje, një kërkim dhe një tërheqje e vazhdueshme te njëri-tjetri. Dhe në këtë rendje drejt erotikes, mes dhunës dhe gënjeshtrës, ajo çka në fund do të mbijetojë, është dashuria. “Carmina Burana” mbetet një eksperiencë artistike që gozhdohet në memorien e çdo spektatori. Baleti i Youri Vámos me muzikë të Carl Orff (1895–1982) është realizuar për herë të parë në vitin 1985, në Teatrin Shtetëror të Berlinit.
Koreografi Youri Vamos
Lindi në Budapest, ku edhe studioi në Shkollën Shtetërore të Baletit. Pas angazhimit si solist në Teatrin Shtetëror të Hungarisë, ai fitoi një kontratë si solist i parë në Operan Shtetërore të Mynihut. Që prej asaj kohe, e zhvilloi më së shumti karrierën në Gjermani. Pasi i dha fund karrierës si solist, drejtoi disa teatro, si Dortmundin, Bonnin dhe Baselin. Kudo ku ka punuar, ka befasuar publikun me variantet origjinale të mënyrës se si i ka treguar historitë, nëpërmjet lëvizjeve. Tek “Carmina Burana” tema qendrore e koreografisë së tij është qëndrimi i njeriut ndaj ligjeve të natyrës. Ai që ngrihet kundër harmonisë që jeton në të, është i destinuar të dështojë.