Për herë të parë vjen në Shqipëri një program sinfonik i shekullit XX, të një prej komponentëve më të rëndësishëm kroat si Bruno Bjelinski.
Duke dashur të japim panoramën e 2 vendeve të afërta por me influenca historike totalisht të veçanta,programi është i ndërtuar mbi urën e komunikimit muzikor të tyre të shekullit të kaluar.
Ai përfaqëson zhvillimin nga motivi popullor i Jakov Gotovac dhe Pëllumb Vorpsi deri tek Bruno Bjelinski e Nikolla Zoraqi.
Në program:
Vatroslav Lisinski – “Mbrëmje”
***
Nikolla Zoraqi – “Uverturë Festive”
***
Pjetër Gaci – “Baladë”, Solist Gëzim Bulçari
***
Bruno Bjelinski – Simfonia I – “Simfonia e Verës”
***
Pëllumb Vorpsi – “Fantazi për orkestër dhe kor mbi një valle popullore”
***
Jakov Gotovac – “Ero the Joker”, Solist Bože Jurić Pešić
Alan Bjelinski, Dirigjent
Dirigjenti dhe kompozitori Alan Bjelinski u rrit në një familje muzikantësh, të kompozitorit Bruno Bjelinski dhe pianistes Ljerka Pleslic-Bjelinski. Ai dirigjoi thuajse të gjitha simfonitë dhe orkestrën e operas në Kroaci dhe një numër të madh orkestrash të huaja. Një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij i’a dedikoi koreve me fëmijë dhe ansambleve vokale në Zagreb, duke qenë pjesë e programeve të edukimit për fëmijë dhe të rritur. Repertori i tij pëfshin gjini të ndryshme, pasi bashkëpunimet e tij janë me artistë të muzikës klasike dhe asaj moderne. Alan Bjelinski është nderuar me disa çmime për angazhimet e tij si dirigjent, kompozitor, etj. Me orkestrën simfonike të “Radio Televizionit Kroat”, maestro Bjelinski ka bashkëpunuar në disa programe të ndryshme dhe gjithashtu rregjistroi të gjithë krijimtarinë e Bruno Bjelinski, të atit të tij, si pjesë e trashëgimisë kultuore kroate.