06 Nëntor 2022 | Ora 19:00

Skena e TKOB

Vinicio Capossela në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, më 6 Nëntor ora 19:00, në kuadër të turneut në Ballkanin Perëndimor “Balkangiro”.

Capossela, kantautor, kërkues dhe plot me imagjinatë, është një artist eklektik dhe brilant, një personazh që jetoi dhe arriti pjekurinë mes modernitetit të Gjermanisë dhe traditave të forta të Apenineve Toskano-Emiliane dhe, që sapo arriti suksesin, kërkoi të ringjallte me këngët e tij, natyrën e origjinës së vet Irpine dhe forcën e traditave gjurmëlënëse. E gjitha kjo, pa të lodhur apo mërzitur kurrë: me një ton të lehtë, zbavitës, tërheqës, në gjysmë të rrugës mes vetëdijes dhe buzëqeshjes, me një qasje shumë origjinale dhe të parezistueshme.

 

Biletat shiten çdo ditë në sportelin e TKOB, nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.

Ju mirëpresim!